Tiranë, përjashtohen 2 komisarë
policie për ngacmime femrash

Tiranë, përjashtohen 2 komisarë<br />policie për ngacmime femrash
TIRANË - Përjashtohen dy komisarë policie nga radhët e Policisë së Shtetit për sjellje të pahijshme ndaj qytetarëve.

Urdhrin e ka dhënë drejtori i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj lidhur me ngjarjen e datës 05.07.2013, në Tiranë, kur dy punonjës të policisë, komisar Pjerin Voci dhe komisar, Julian Malaj u konstatuan nga patrulla e policisë se po kryenin veprime të pahijshme me qytetarët.


Dy punonjësit e policisë u ndaluan më 5 korrik pasi thuhej se nën efektet e alkoolit, pranë vendit të quajtur “9-katëshet” në Tiranë, kanë bërë veprime të pahijshme ndaj disa vajzave. Ata janë ndaluar dhe shoqëruar në polici nga forcat e repartit “Shqiponja”.  Vetë policët e mohojnë. 

Në njoftimin e sotëm zyrtar të policisë thuhet se, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj gjatë ditës së sotme, bazuar në Ligjin Nr. 9749 "Për Policinë e Shtetit" dhe Rregulloren e Disiplinës së Policisë së Shtetit ka vendosur përjashtimin nga Policia e Shtetit "Për kryerje të veprimeve të pahijshme dhe "Shkelje të Kodit të Etikës të punonjësit të policisë", të dy oficerëve të policisë: komisar Pjerin Voci dhe komisar, Julian Malaj.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament

Ngacmime dhe ironi në ‘Frontline’, Hoxha: Jeni ‘të kapur’ nga Kastrati! Dhuli: Protestën e bëjmë ne të pakapurit! Muça: Vërini 'flakën' Apelit! Nurja: Protestë dhe në Parlament