TIRANE - Një aksident ndodhi në orët e vona të mbrëmjes të së enjtes (18.07.2013) në kryeqytet. Dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën me pasojë plagosjen rëndë të një personi.

Aksidenti u shënua rreth orës 23:30  pranë Fakultetit të Mjekësisë. I plagosuri shtetasi me inicialet F.N u dërgua menjëherë në Spitalin Ushtarak.

Policia ka shoqëruar dy drejtuesit e mjeteve dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidenit.

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)