Aksidentohet deputetja e partisë Socialiste Arta Dade, por fatmirësisht nuk ka pësuar asnjë dëmtim. Deputetja e PS, njëherësh edhe kryetare e Komisionit për Politikë të Jashtme ka qenë dukë udhëtuar me makinën e saj me targa AA617EM, pranë qendrës tregtare ETC në kryeqytetit, në momentin kur është përplasur nga një automjet tjetër. Deputetja Dade ka qenë e ulur në vendin e pasagjerit, dhe fatmirësisht nga aksidenti nuk ka të lënduar.
 
Automjeti me të cilin është përplasur makina e Dades ka targat AA653AO.
 
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe po punohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

makina, arta dade, aksident
(Në foto: Makina e aksidentuar me targa AA 617 EM ku udhëtonte deputetja Dade)

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)