TIRANË- Një aksident  ka ndodhur paraditen e sotme tek ura “Vasil Shanto”. Një mjet  tip “Fuoristrade”  me targa Aa344tt ka përplasur një person teksa levizte me biciklete.

Mësohet se i plagosuri, Jorgaq Koroveshi, 72-vjeç, ka marrë dëmtime të lehta dhe është dërguar në spital për të marrë ndihmën  e parë mjekësore.

Ndërkohë policia ka shoqëruar në komisiariat drejtuesin e mjetit, i cili shkaktoi aksidentin, për të vazhduar me masat e mëtejshme proceduriale.