TIRANE- Një 73-vjeçar është përplasur për vdekje ditën e sotme në rrugën e  “Durrësit”. Viktima me iniciale Gj. L., ka qënë duke kaluar rrugën kur është përplasur për vdekje nga një automjet tip ‘”Mercedes Benz”. 

Për pasojë është arrestuar drejtuesi i automjetit, E. M.,27 vjeç, banues në Tiranë.

"Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugorr me pasojë vdekje” në ngarkim të shtetasit E. M", njofton policia.