Tjetër çerdhe prostitucioni në qendër masazhi në Tiranë, pranga 2 administatorëve! Në hetim 21-vjeçarja e punësuar

Tjetër çerdhe prostitucioni në qendër masazhi në Tiranë, pranga 2 administatorëve! Në hetim 21-vjeçarja e punësuar

Foto ilustruese

TIRANË- Tjetër çerdhe prostitucioni në qendër masazhi është zbuluar në Tiranë.  Në pranga ka rënë çifti bashkëjetues, të ishin administrator të kësaj qendre masazhi. Report Tv mëson nga burime zyrtare nga Policia se janë arrestuar F. D., 39 vjeç dhe M. E., 33 vjeçe (bashkëjetues). Kjo qendër masazhi ishte në në rrugën “Shyqyri Bërxolli”, në të cilën kishin punësuar edhe 21-vjeçaren.

"Finalizohet operacioni policor i koduar "Couple 1". Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme.  Shfrytëzonin qendrën e masazheve, për aktivitetin e kundërligjshëm të prostitucionit, vihen në pranga 2 shtetas.  Procedohet penalisht punëtorja e qendrës së masazheve.   Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar "Couple 1", në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: 

- F. D., 39 vjeç dhe M. E., 33 vjeçe (bashkëjetues), për veprat penale "Shfrytëzimi i prostitucionit" dhe "Mbajtja e lokaleve për prostitucion". 

Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasja I. A., 21 vjeçe, për veprën penale "Prostitucioni".  Shtetasit F. D. dhe M. E. administronin një qendër masazhesh, në rrugën "Shyqyri Bërxolli", në të cilën kishin punësuar shtetasen I. A. Përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht si qendër masazhesh, në këtë ambient ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit.   Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale", njofton Policia. 

Kjo e fundit është vënë në hetim nga policia, teksa çifti akuzohen për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari