Një 34-vjeçar i identifikuar si Juxhin Hamajesi është plagosur në këmbë me armë zjarri dyshuar pas një konflikti për motive të dobëta të regjistruar dje në rrugën “Aleksandër Moisiu”.

Hamajesi ndodhet jashtë rreziku për jetën ndërsa hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Tiranë/Informacione paraprake

-Më datë 26.05.2026, rreth orës 23:55, është paraqitur  në spital për ndihmë mjekësore, i plagosur në këmbë, dyshohet me armë zjarri, shtetasi J. H., rreth 34 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se plagosja ka ndodhur në rrugën “Aleksandër Moisiu” gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sakaq, emri i Juxhin Hamajesit nuk i panjohur për policinë. 34-vjeçari ka mbetur i plagosur në vitin 2018 pasi u qëllua me armë zjarri nga ish-efektivi Santiago Malko në lokalin “Enea” në zonën e Kinostudios. Ai gjithashtu rezulton të jetë arrestuar në qershor 2021 i dyshuar për trafik klandestinësh sirinaë.

Lajmi në përditësim...