TIRANE- Një 27-vjeçar është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në kryeqytet, pas një shkëmbimi zjarri mes dy personave. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:15 në një lokal pranë stadiumit “Dinamo”, ku pas një konflikti të çastit dhe shkëmbimit të zjarrit ka mbetur i plagosur me dy plumba shtetasi Mentor Luci, me precedent të mëparshëm penal. I plagosuri, i cili ka ndërruar mbiemrin nga Doçi në Luci, është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës.
 
Policia e mbërritur në vendngjarje ka shoqëruar 4 persona, ndërsa po hetohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e kapjen e autorit.

policia naten me logo
(Foto nga vendngjarja) Foto të tjera

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)