Tjetër plagosje në Tiranë, thikë 40-vjeçarit tek Komuna e Parisit, arrestohet i riu një në kërkim! Grushte paradite, në mbrëmje u takuan të sqaroheshin (EMRAT)

TIRANË - Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Komunën e Parisit, rreth orës 20:25.

Sipas njoftimit të policisë dy të rinj janë konfliktuar me një 34-vjeçar Elsi Gjata. Më pas kanë goditur me thikë Marin Kokobobo, 40 vjeç.

Ky i fundit u dërgua tek Trauma për mjekim dhe më pas është larguar në banesë.

Sakaq, policia ka arrestuar njërin prej autorëve të plagosjes, Kevin Kolgega, 19 vjeç, si dhe po vijon punën për kapjen e Arlind Gjoni, 18 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Mësohet se sherri te Komuna e Parisit ka nisur që paraditen e së dielës. Fillimisht ata janë rrahur me grushta, ndërsa në darkë janë takuar për t'u sqaruar. Për pasojë Marin Kokobobo është plagosur me thikë në vithe.

Autori është Arlind Gjoni, me precedent të mëparshëm penal, i shpallur në kërkim, kurse në pranga ra bashkëpunëtori i tij Kevin Kolgega.

Sherri ka nisur për motive banale, pasi i plagosuri dhe autorët kishin përplasje verbale të herëpashershme me njëri-tjetrin.

G.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë