Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës Vasil Shantos, bëri të ditur policia. Sipas të njëjtit burim, në momentin që është plagosur, Kryemadhi po kthehej nga puna në shtëpi dhe mbante ende veshur në trup uniformën. Mësohet se autorët e sulmit janë dy persona që udhëtonin me një motor.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhur shkaqet e këtij sulmi dhe ndalimin e autorëve
Albert Kryemadhi është dërguar urgjentisht për në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Për momentin mungojnë të dhënat rreth gjëndes së tij shëndetësore.
(im/shqiptarja.com)
