TIRANE- Një plagosje është shënuar pasditen e sotme në parkingun e ri të doganës së kryeqytetit, prapa Casa Italia.

Nga të dhënat e para mendohet se Besnik Ismailgeci me detyrë përgjegjës i rojes së sigurisë është konfliktuar me të plagosurin. Shkak mund të ketë qenë marrja e një makine.

I plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Ndërkohë që policia ka ndaluar Besnik Ismailgecin. I arrestuari raportohet t'i ketë thënë policisë se kishte qëlluar me armë të plagosurin, pasi ky i fundit e kishte goditur. Policia sekuestroi armën dhe një levë.