TIRANË – Një 35 vjeçar është plagosur mbrëmë në Tiranë. Policia njofton se Eduart Boriçi ëhstë qëlluar me armë zjarri teksa shkonte në banesën e tij, pranë “Kodrës së Diellit” në zonën e Komunës së Parisit. Boriçi me origjinë nga Fieri dhe banues në kryeqytet është pronar i disa bizneseve në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, 35 vjeçari dyshohet se është goditur me armë nga dy persona të cilët udhëtonin me automjet.
Pas plagosjes, Boriçi është dërguar në Spitalin Ushtarak, ndërsa policia ka shpallur në kërkim automjetin me të cilin lëviznin atentatorët.

(aq/shqiptarja.com)