Tiranë- Një aksident me vdekje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën ‘29 Nëntori’, Tiranë.

Një 70-vjeçar ka ndërruar jetë pasi është përplasur nga një makinë që drejtohej nga një 35-vjeçar.

Sipas njoftimit të policisë 70-vjeçari i paindentifikuar ende, po kalonte trafikndarësen.

“Me datë 29.04.2025, rreth 02:25, në rrugën “29 Nëntori”, automjeti me drejtues shtetasin J. M., rreth 35 vjeç, ka aksidentuar një këmbësor ende të paidentifikuar rreth 70 vjeç, i cili po kalonte trafikndarësen, dhe si pasojë ka humbur jetën.Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme”, informoi sot policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe për identifikimin e viktimës.