TIRANË- Një 47-vjeçar i identifikuar si Alked Bardhi ka rënë në prangat e policisë pasi i ëshë gjetur armë me vete.
Report Tv mëson se Bardhi u arrestua në rrugën "Njazi Meka”, teksa po pinte kafe në një lokal. Pas informacioneve të siguruara, policia ka ndërhyrë duke bërë të mundur arrestimin e 47-vjeçarit teksa përveç pistoletës i është gjetur edhe një municion luftarak dhe 1 mjet prerës (thikë).
Ndaj tij, rëndojnë akuzat për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve luftarake dhe i municionit", dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta".