Tiranë/ Po transportonin 7.3 kilogramë kanabis, policia arreston në flagrancë 3 të rinjtë

Tiranë - Tre të rinj janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi janë kapur në flagrancë teksa po transportonin një thes që përmbante 7.3 kilogramë kanabis.

Të rinjë, dy banues në Vorë dhe njër banues në Dibër janë arrestuar në flagrancë në Rrugën e Limuthit, në Vorë, teksa transportoin thesin me kanabis

"Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, këta tre shtetas janë kapur në flagrancë duke transportuar, me këmbë, një thes brenda të cilit kishte lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë rreth 7 kg e 300 gramë"  informoi sot policia.

Të rinjtë janë identifikuar me inicialet G. P., 18 vjeç, I. K., 22 vjeç dhe A. K., 20 vjeç

Po ashtu, blutë bëjnë me dije se gjatë kontrollit në banesën të 20 vjeçarit në Dibër, janë gjetur dhe sekuestruar edhe 1 kilogram tjetër kanabis.

Arrestimi i të rinjve u bë në sajë të operacionit policor të emërtuar "Collaboration".

1700900839_kanabis.PNG

K.M/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar