Një 16-vjeçar është bënë në pranga nga policia e Tiranë, ndërsa një tjetër i ri 28-vjeç është shpallur në kërkim pasi akuzohen së vetëm në gjysmën e parë të janarit kanë vjedhur 5 shtëpi në fshatrat e Tiranës.
Përmes operacioni "Recidivistët", policia e Vorës ka zbardhur të pesta 5 vjedhjet, ndërkohë që janë sekuestruar një automjet dhe mjete (pinca, kaçavida) që autorët i përdornin për të kryer vjedhjet. Të dy hajdutët ishin të të dënuar më parë për të njëjtën vepër.
Policia ka lokalizuar të rinjtë gjatë kohës që po tentonin të vidhnin në një magazinë, në fshatin Sakosë. 16-vjeçari është vënë në pranga, ndërsa shtetasi D. A., sapo ka parë punonjësit e Policisë, është larguar.
“Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas janë autorë edhe të disa vjedhjeve të tjera, konkretisht: Më datë 13.01.2023, në fshatin Xhafzotaj, dyshohet se kanë vjedhur në një servis makinash; Më datë 14.01.2023, në fshatin Marqinet, dyshohet se kanë vjedhur në banesën e shtetasit I. P.; Më datë 17.01.2023, në fshatin Marqinet, dyshohet se kanë vjedhur në banesën e shtetasit A. K., si dhe në biznesin e shtetasit D. J”, ka njoftuar policia e Tiranës.