Aksidenti në Tiranë ku u plagos një 55-vjeçar, Policia sqaron: U përplas me derën e hapur të një makine! S’ka lidhje polici

Aksidenti në Tiranë ku u plagos një 55-vjeçar, Policia sqaron: U përplas me derën e hapur të një makine! S’ka lidhje polici

Një 55-vjeçar ka mbetur i plagosur pasditen e sotme në Tiranë, si pasojë e një aksidenti. Por ndërsa fillimisht u raportua se aksidenti u shkaktua nga një efektiv, Policia sqaron dinamikën e ngjarjes, ndërsa thotë se automjeti i policisë nuk ka patur kontakt me të aksidentuarin.

Sipas Policisë nga pamjet filmike rezulton se 55-vjeçari me inicialet A. G., u përplas me derën e një automjeti të ndaluar, që u hap nga drejtuesi me inicialet Xh. K., 36 vjeç.

Fillimisht, nëpërmjet një njoftimi për mediat, Policia bëri me dije se 55-vjeçari, i cili po lëvizte me biçikletë, u përplas nga një automjet që drejtohej nga një efektiv policie, pjesë e grupit të kontrollit të territorit. Por duket se efektivi nuk ka patur asnjë lidhje me ngjarjen, ndërsa 55-vjeçari është dërguar në spital, ku po merr ndihmën mjekësore.

Ky i fundit është dërguar me urgjencë në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.

36-vjeçari me inicialet Xh. K. është shoqëruar në komisariat, ndërsa policia vijon hetimet.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:07
U raportua se aksidentin e shkaktoi një efektiv, policia sqaron: Polici s’ka lidhje! 55-vjeçari me biçikletë u përplas me derën e hapur të një automjeti tjetër

Foto ilustruese

Policia ka sqaruar në lidhje me një aksident që u regjistrua pasditen e sotme në Tiranë, në rrugën “Myslym Keta”, ku mbeti i plagosur një 55-vjeccar. Për mediat, Policia raportoi fillimisht se aksidenti ishte shkaktuar nga një efektiv policie me inicialet P.N, pjesë e grupit të kontrollit të territorit, por me një tjetër komunikatë, njofton se dinamika e aksidentit ka qenë tjetër.

Sipas policisë, nga pamjet filmike rezulton se 55-vjeccari me inicialet A. G., u përplas me derën e një automjeti të ndaluar, që u hap nga drejtuesi me inicialet Xh. K., 36 vjeç

“Sqarojmë se mjeti i policisë nuk ka patur kontakt me të aksidentuarin”, thotë Policia.

Drejtuesi i mjetit shtetasi Xh. K., është shoqëruar në ambientet e Komisariatit, për veprime të metejshme hetimore.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar pamjet filmike që tregojnë dinamikën e aksidentit.

Grupi hetimor punon për sqarimin e plotë e rrethanave të aksidentit.

/B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ardit Rada: Nesti, Aleksi dhe të tjerët…

Ardit Rada: Nesti, Aleksi dhe të tjerët…