Një efektiv i Policisë së Shtetit, ka qëlluar veten me armën e shërbimit në banesën e tij në Tiranë. Gazetari i Report Tv Sokol Dema raporton se efektivi 50 vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës ku po merr ndihmën mjekësore.

Efektivi mësohet se ishtenë vështirësi ekonomike për shkak të disa borxheve që kishte dhe kjo dyshohet se mund të ketë qenë arsyeja që e ka shtyrë të ndërmarrë aktin ekstrem.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën Babë Rexha ku polici jetonte i vetëm pasi ishte i divorcuar.

"Më datë 14.12.2023, në rrugën "Babë Rexha", shtetasi F. K., 50 vjeç, (punonjës Policie), në banesën e tij, dyshohet se është vetëplagosur me armën e shërbimit", njofton policia. 

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.