Tiranë: Policia bllokon 2 kg
kokainë, 2 në pranga e 2 në kërkim

Tiranë: Policia bllokon 2 kg <br />kokainë, 2 në pranga e 2 në kërkim
TIRANE – Policia e kryeqytetit ka zhvilluar një aksion anti-drogë gjatë ditës së sotme që çoi në sekuestrimin e 2 kg kokainë.

Forcat e rendit konfirmuan në një konferencë për shtyp se gjatë operacionit është bërë i mundur edhe arrestimi i dy personave ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Dy personat e ndaluar quhen Selaudin Bajrami dhe Aleksandër Budo. Arrestimi i tyre u krye në flagrancë, njoftuan blutë e kryeqytetit, duke shtuar se akuza që rëndon ndaj tyre është prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike.

Operacioni i zhvilluar sot ishte i koduar me emrin “Royal” dhe ka ardhur si rezultat i një hetimi të nisur 2 muaj më parë.

(im/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?



×

Lajmi i fundit

Berisha: Ligji i parashkrimit s'mund të ekzistojë për zyrtarët e lartë! Ne do marrim masat, ata që kryejnë korrupsion s'do shpëtojnë

Berisha: Ligji i parashkrimit s'mund të ekzistojë për zyrtarët e lartë! Ne do marrim masat, ata që kryejnë korrupsion s'do shpëtojnë