/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Policia e Tiranës, gjatë 24-orëve të fundit ka ndërhyrë në tre raste të dhunës në familje.

Burime nga policia e kryeqytetit bëjnë të ditur se rreth orës 15:30 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit  Erskin Kadri Haxhia, 41 vjec, banues në Tiranë, pasi në orën 08.00, në Unazën e Re për motive të çastit, dyshohet se ka kanosur bashkëshorten shtetasen  G.H, e cila ishte e pajisur me Urdhër Mbrojtje.

Një ngjarje e ngjashme ka ndodhur dhe në orën 22:00 në afërsi të Saukut. Sipas bluve të Tiranës, është arrestua në flagrancë shtetasi Haki Badini, 54 vjeç, banues në Sauk, sepse dje rreth orës 17.00, në banesën e tyre në mënyrë të përsëritur ka thyer urdhërin e mbrojtjes me vendimin datë 05.02.2015, duke ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes S.B.

Së fundi, Policia e Kryeqytetit njofton se  rreth orës 09.00 është plotësuar kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes të menjëhershëm për shtetasen S.A, 43 vjeç,  pasi bashkëshorti shtetasi  D.Gj, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike në mënyrë të vazhdueshme ndaj saj.

Policia e Tiranës i bënë apel të gjithë qytetarëve të njoftojnë menëjherë Policinë në rast se konstatojnë raste dhune apo shkelje ligjore të cilat dëmtojnë komunitetin apo persona të tjerë.