Tiranë, pranga 2 personave, në 3
muaj vodhën 10 automjete "Benz"     

Tiranë, pranga 2 personave, në 3<br />muaj vodhën 10 automjete
Policia e Tiranës ka shkatërruar një grup që merrej me vjedhjen e automjeteve në kryeqytet dhe qytete të tjera. Altin Ndoci, 27 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për shitje të narkotikëve, dhe  Sazan Cibaku, 28 vjeç, banues në Tiranë, janë vënë në pranga pasi dyshohen për një sërë vjedhjesh të automjeteve.
 
Mekanizmi i vjedhjes, i përdorur nga këta shtetas ishte përmes ndezjes së mjeteve përgjatë orëve të natës, kryesisht të tipit Mercedez Benz. Përgjatë momenteve të arrestimit të tyre, në rrugën “3 Dëshmorët” në Tiranë, autorët e dyshuar ishin duke drejtuar automjetin tip “Citroen”, me targa AA942KB, ku pas një kontrolli të imtësishëm ju gjendën dhe ju sekuestruan në cilësinë e provës materiale :
 
Tre pistoleta m-54 një m-Franchi Llana, një revolver me mulli,maska të ndryshme me ngjyrë të zezë, boreza të ndryshme, dy radio dhënëse marrëse me sinjale të komisariateve të policisë, jelek taktik multifunksional, një sërër çelësash automjetesh të ndryshme, tabelë dore me mbishkriminin “Ministria e Financave”, shkopinj metalik, një valixhe e zezë me vegla si dhe çanta sportive, telefona të ndryshme celularësh dhe karta telefoni.
 
altin ndoci
(Në foto: Altin Ndoci)

sazan cibaku
(Në foto: Sazan Cibaku)

Burimë nga policia e Tiranës thanë për A1 Report se kanë dërguar në laborator armët e sekuestruara për ekzaminim, pasi ka dyshime se me këto armë janë kryer krime nisur kjo dhe nga precedentët e mëparshëm të dy të arrestuarve.
 

Vjedhjet e dy të arrestuarve
 
1.Më datë 18.12.2014 shtetasit e lartëpërmendur dyshohet se janë autor të vjedhjes së ndodhur në rrugën “3 Dëshmorët” Tiranë të automjetit tip - Mercedez Benz, me targa AA 711 DM, në pronësi te shtetasit Th.N,
2.Më datë 21.12.2014, gjatë natës, në rrugën “Tre Dëshmorët”, pranë banesës së shtetasit D.Xh, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”, me targa AA 966 GT.
3.Më datë 26.12.2014, gjatë natës ne rrugen “Tre Dëshmorët” ne ambjentet e pallatit “Sivis” shtetasit F.F, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”me targa AA 173 JX. 
4.Më datë 02.01.2015, gjate nates në Yzberisht,Tiranë, pranë pallatit ku banonte shtetasi me iniciale S.Q, i kanë vjedhur e mjetin tip “Benz”, me targë AA134FL.
5.Më datë 03.01.2014, gjatë natës në rrugën “Rexhep Shalla“ në Yzberisht shtetasit D.Sh, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz” me targa AA 605 ER.
6.Më datë 09.01.2014, gjatë natës, në rrugën “3 Dëshmorët”, shtetasit D.B, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”, me targa AA 009 T.
7.Më datën 14.01.2015, gjatë natës, në rrugën “Tre Dëshmorët“,është vjedhur automjeti tip “Mercedez Benz”, me targa AA321AF, në pronësi të shtetasit Sh.G.
8.Më datë 02.02.2015 gjatë natës, në rrugën “Rexhep Shala”, është tentuar të vidhet automjeti tip “Benz Mercedes”, me targa AA 983KC, në pronësi të shtetasit A.D.
 
9.Më datë 06.02.2015, gjatë natës në rrugën “Teodor Keko”, është vjedhur mjeti tip “Volgsvagen Golf 5”, me targa AA 900 JX, në pronësi të shtetasit J.M.
 
10.Më datë 13.02.2015, gjatë natës, në rrugën “Teodor Keko”,  është vjedhur mjeti tip “Volgsvagen golf 5”, me targa AA 779 JM, në pronësi të shtetasit E.B.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Rezultat historik për boksin shqiptar, Alban Bermeta mes 20 më të mirëve në botë! Shumë pranë edhe Denis Nurja (FOTO)

Rezultat historik për boksin shqiptar, Alban Bermeta mes 20 më të mirëve në botë! Shumë pranë edhe Denis Nurja (FOTO)