TIRANË – Një 21-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë pasi ka vjedhur një minimarket nën kërcënimin e armës. Policia e kryeqytetit ka bërë të ditur se mbrëmë, seksioni Kundër Vjedhjeve me Dhunë dhe me Armë bënë të mundur ndalimin e shtetasit Enrik Sherif Çela, 21 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim më datë 11.05.2012, pasi dyshohet se me dt.13.03.2012, rreth ores 20.30, ne kryqezimin e rruges ''Thanas Ziko'', me rrugen ''Qemal Stafa'' në Tiranë, në bashkëpunim me tre persona të armatosur ka vjedhur me armë një shumë parash në një minimarket, ku më pas kane dëmtuar dhe pronarin e saj.


Gjithashtu blutë e Tiranës bëjnë me dije se ka nisur procedimi penal dhe u bë shpallja në kërkim për kapjen e shtetasit Hergert Isuf Çitaku, 24 vjec, lindur dhe banues në Babrru, i dënuar më parë për vjedhje.

Dje, rreth orës 20.30, tek Kafe e Rremës, ai ka tentuar të vrasë me armë zjarri pistoletë, duke qëlluar disa herë për motive të dobëta shtetasit (vëllezër) : - Armando Sokol Gjypi, 21 vjec, i cili është i plagosur në këmbën e majtë, ndodhet i shtruar në SQU, jashtë rrezikut për jetën dhe Jetnor Sokol Gjypi, 26 vjec, lindur në Librazhd dhe banues në Fushë Kërçik Babrru, i cili nuk ka dëmtime.

(aq/shqiptarja.com)