TIRANE- Një efektiv i repartit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë është arrestuar nga kolegët e tij të Policisë së Shtetit nën akuzën e trafikimit të armëve dhe municioneve.
Ndalimi u Denis Suknit, 28 vjeç, u bë dje në mesditë në rrugën “Kongresi i Lushjes” afër lokal “Koloseu”. Në momentin e arrestimit dhe gjatë kontrollit personal i janë gjetur në çantën e tij të krahut një armë zjarri, pistolete tip “Makarov”me një krëhër me shtatë copë fishekë luftarak të kalibrit 9 mm të cilën e mbante pa leje të organeve kompente.
Burimet nga policia e shtetit konfirmuan për Tv A1Report se Sukni është përjashtuar nga strukturat e uniformave blu. Ndërkohë, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, tip “Mercedes Benz”, ndër të tjera janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 7 krehër automatiku dhe një sasi 130 copë fishekësh luftarake tre fanelina dhe një shkop bejsbolli.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com