Tiranë, prishin parkun për lodra
PS: Interesa korruptive të Lulit

Tiranë, prishin parkun për lodra<br />PS: Interesa korruptive të Lulit
TIRANE - Vendosja e disa lojërave në lulishten e zonës së njohur me emrin ‘Fusha e Aviacioni’ ka ngjallur pakënaqësinë e banorëve. Ata janë konfliktuar sot me përfaqësuesit e firmës që prej disa ditësh ka nisur punimet për instalimin e strukturës metalike, në të cilën do të vendosen lojërat. Banorët e zonës shprehen se preferojnë më shumë pemët dhe gjelbërimin se sa shkatërrimin e tyre për të vendosur disa lojëra.

Ndërkaq përfaqësuesi i firmës që po kryen punimet për vendosjen e lojërave thekson se ka lejen e Bashkisë edhe pse nuk pranon ta paraqesë atë.

Për shkak të debatit mes palëve, sot është ndërprerë puna por banorët theksojnë se nuk do të lejojnë vendosjen e lojërave, ç’ka rrezikon të krijojë sërish debate.

Ndërkohë, Partia Socialiste deklaroi sot se prishja e këtij parku po bëhet për interesa korruptive e klienteliste duke drejtuar gishtin nga Bashkia e Tiranës dhe kreu i saj Lulëzim Basha. “Mungesës së investimeve nga ana e Bashkisë së Tiranës, veçanërisht në shtimin e hapësirave të gjelbra, tani po i shtohet edhe një problem tjetër akoma më shqetësues: shkatërrimi i parqeve ekzistuese për të përmbushur interesat klienteliste dhe korruptive të drejtuesve të kësaj bashkie”, thuhet në një deklaratë për shtyp të PS.

“Ky është parku i dytë më i madh në Tiranë, investim i Bashkisë së Kryeqytetit, në kohën që drejtohej nga Edi Rama”, tha sot deputetja Vasilika Hysi.

Ndërsa kryetari i Njësisë Bashkiake Nr.7, Erion Koka, ka theksuar se Bashkia e Tiranës është tërësisht indiferente ndaj kërkesave të qytetarëve: “Kam çuar shkresa pafund në Bashkinë e Tiranës. Nuk ka marrë askush asnjë lloj mase, madje ne kemi dhe prova filmike që i kanë sjellë vetë qytetarët. Bari është shkatërruar, pemë janë prerë dhe së fundi shohim se janë vendosur edhe lodra pa asnjë lloj lejeje. Ndërkohë që ligji e thotë qartë që s’mund të vendoset asnjë gozhdë askund nëse nuk ke një leje të miratuar. Një leje e tillë nëse është pa miratimin e banorëve duhet të merret dhe mendimi i njësisë bashkiake dhe një gjë e tillë nuk është bërë absolutisht”.

(jd/im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

NATO konfirmon mbështetjen për Ukrainën pas sulmit rus me raketë balistike

NATO konfirmon mbështetjen për Ukrainën pas sulmit rus me raketë balistike