TIRANE - Strukturat e Krimi Ekonomik dhe Financiar dhe patrullat “Shqiponja” kanë sekuestruar sot një sasi prej 30 mijë euro dhe 2 milionë lekë false ndërsa kanë vënë në pranga 5 persona.

Klodian Ceka, Florja Qatipi, Besian Cici dhe Stefan Gjonaj, Çezar Hajdari u arrestuan pasi një kontrolli të ushtruar pranë rrugës “Bardhyl” në kryeqytet ku janë gjetur sasi të konsiderueshme kartmonedhash false. Ata akuzohen për falsifikim të kartëmonedhave dhe mashtrim.

Nëpërmjet një deklarate për mediat pasditen e sotme policia e Tiranës tha se veç 4 të arrestuarve është edhe një person tjetër i përfshirë në falsifikimin e kartmondhave i cili është shpallur në kërkim.

Policia sqaroi se falsifikimi bëhej në kartmonedhat 50 euro dhe 1 mijë lekë të rinj. Të arerstuarit akzuaohen për prodhimin dhe hedhjen në qarkullim të eurove e parave false.


TE ARRESTUARIT


Klodian Ceka 28
Flrojan Qatipi 27
Besian Cici 25
Çezar Hajdari
Stefan Gjonaj, të 5 banues në Tiranë

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)