TIRANË IKMT shembi me shpërthim të kontrolluar urën e vjetër të Babrroit në Tiranë. Ekspertët e xhenios në bashkëpunim me IKMT kryen shpërthimin e kontrolluar.

Demolimi i Urës së Babrroit kryhet për shkak të projektit të Unazës së Madhe dhe ndërtimit të rrugëve kryesore për njësitë numër 4 dhe 8 si dhe zonën 5 Maji, (Faza 3),

Gjatë procesit të demolimit, pati masa strikte sigurie dhe u ndaluan kalimet këmbësorëve dhe mjeteve afër urës për të shmangur çdo rrezik për jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

Më 31 dhjetor është planifikuar të hapet tërësisht për qarkullim unaza e Madhe e Tiranës, e cila pritet të çlirojë kryeqytetin nga trafiku i rënduar.