Eugert Lazaj është 37-vjeçari që u gjet të enjten i vetëvrarë në banesën e tij në Lundër në kompleksin luksoz në Tiranë. Ai është pronar i një kompleksi që bie në sy për përmasat dhe luksin në Maminas, "Adorions Palace" në hyrje të rrugës për në Gjirin e Lalzit buzë autostradës Tiranë-Durrës. Sipas të dhënave të pakta dhe të paqarta të policisë ai është vetëvrarë me armë zjarri, e cila i është gjetur fare pranë trupit të pajetë.

Nga kqyrja paraprake në trupin e Lazajt është konstatuar se ka qenë një plumb në kokë që i ka marrë jetën 37-vjeçarit si dhe një shenjë në  gishtat e dorës, e shkaktuar nga arma që përforcon më shumë verdiktin e policisë se i riu është vetëvrarë. Shkak dyshohet të jetë bërë gjendja e rënduar psikologjike që ka shoqëruar të riun kohët e fundit ç’ka e çoi drejt aktit ekstrem. Por burime gazetareske flasin për rrethana të paqarta. Lajme të pakonfirmuara flasin per disa plagë në trupin e 37-vjeçarit.

Policia ka sekuestruar telefonin e tij për të parë bisedat e fundit si dhe ka marrë në pyetje personat që ka takuar së fundi. Nga fotot në rrjete sociale tregohet se Lazri bënte një jetë luksoze i rrethuar nga makina të shtrenjta dhe nuk ka nje qartesi per burimin e te ardhurave te tij te jashtezakonshme.

Sic mund te shihet dhe ne keto foto ai mbante makina të tipit "Lamborgini Aventador". 37 vjeçari prej shumë vitesh ka jetuar e punuar në Gjermani së bashku me familjen e tij, ndërsa prej pak kohësh ai ishte kthyer sërish në atdhe. Sipas informacioneve i riu nuk rezulton të jetë një person me precedent të mëparshëm penal apo i skeduar nga policia.

Eugert Lazaj

Eugert Lazaj

Faksimile e QKR-se, Eugert Lazaj pronar i "Adorions Palace"