TIRANE- Ndryshe nga sa ka deklaruar kryeministri Berisha se mjetet shtetërore nuk do të përdoren në fushatë, në terren është konstatuar se kjo po ndodh.
Me sa duhet, urdhri i tij nuk është zbatuar nga bashkia e Tiranës, pasi makinat e Ndërmarrjes së Ndriçimit janë kapur nga kamerat e “Fiks Fare” duke vendosur posterat e Partisë Demokratike në rrugët e kryeqytetit.
Në rastin e investiguar nga “Fiks Fare” të mërkurën, automjeti i Ndërmarrjes së Ndriçimit të Bashkisë dhe punonjësit e kësaj ndërmarrje po vijonin punën për vendosjen e këtyre posterave në rrugët e Bllokut dhe para Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Në kontaktin me gazetarët e “Fiks Fare”, punonjësit e Bashkisë janë shprehur se “makina me të cilin ata vijonin punën është e Ndërmarrjes së Ndriçimit”.
Ndërsa, e pranojnë se janë punëtorë të Bashkisë së Tiranës dhe se kanë marrë urdhër për të kryer vendosjen e banderolave të PD-së në rrugët e Tiranës edhe pse orari i punës i tyre kishte përfunduar.
Në krye të këtyre punonjësve të bashkisë qëndronte një drejtues, i cili kishte marrë edhe udhëzimet për vendosjen e banderolave.
Edhe pse drejtuesi i mjetit kishte mbuluar me një gazetë, shënimin “Ndërmarrja e Ndriçimit” dhe ishte përpjekur për të shkarravitur shkrimin, duket se era i ka ndihmuar gazetarët, teksa ngrinte fletët e gazetave, poshtë të cilave lexohej shkrimi se kujt i përkiste ishte automjeti.

Biseda me punonjësit e Ndërmarrjes së Ndriçimit në Bashkinë e Tiranës
Fiksi– Më duhet të flas për punë për nesër për vinçin?
Drejtuesi i mjetit– Unë nesër jam i zënë.
Fiksi– Për pasnesër?
Drejtuesi i mjetit– S’e di. (Bën me shenjë)
Fiksi– Ku ta gjej, të marr leje mo burrë!?
Drejtuesi i mjetit– Janë këta shefat.
Fiksi– Të kujt ndërmarrje?
Drejtuesi i mjetit– Në Bashki.
…
Fiksi– Vetë ku punoni?
Punëtori i Bashkisë– Në Bashki.
Fiksi– Me pastrimin?
Punëtori i Bashkisë– Me këto punë, Bashkia çfarë na drejton ne, bëjmë ne. Kjo është e Elektrikut.
Fiksi– E Elektrikut tek Bashkia?
Punëtori i Bashkisë– Po. Me dalë për punën fshehurazi, ja marrin targën dhe e gjobitin.
…
Fiksi– Të flisja me ndonjë, për makinën më shumë?
Punëtori që drejton vendosjen e banderolave– Po makina është e zënë, nuk i dihet kur mbarojmë punë sonte. Kjo është e Bashkisë.
Fiksi– Si makinë, po me kë mund të flas aty unë?
Punëtori që drejton vendosjen e banderolave– Me drejtorin, Fatmir Nezën.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com