Tiranë/ Dy punëtorë aksidentohen në ndërtim dhe fasoneri, Policia merr nën hetim nënkontraktorin dhe përgjegjësen

Tiranë/ Dy punëtorë aksidentohen në ndërtim dhe fasoneri, Policia merr nën hetim nënkontraktorin dhe përgjegjësen

Foto ilustruese

Tiranë- Aksidenti në punë i 2 punonjësve në kompani të ndryshme në Tiranë, një 58-vjeçari në ndërtim dhe një 39-vjeçareje në fasoneri, i ka kushtuar marrjen nën hetim nënkontraktuesit të punimeve dhe përgjegjëses.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 njoftuan sot (15 mars) se referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal në gjendje të lirë për 62-vjeçarin me inicialet H. B., me detyrë nënkontraktues.

“Marrja nën hetim u bë për shkak se shtetasi L. P., 58 vjeç duke punuar në një godinë të kontraktuar nga firma e këtij shtetasi, është dëmtuar dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën”, bëri me dije policia paraprakisht

Procedurat verifikuese po vijojnë dhe janë ende aktive, duke i kaluar Prokurorisë së Rrethit për zbardhjen e plotë të dinamikës, kushteve të sigurisë dhe shkaqeve.

Kurse specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 Kamëz referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për A. L., 36 vjeçe, me detyrë përgjegjëse në një fasoneri. 

Hetimet nisën për shkelje të sigurisë të rregullave në punë, pasi është dëmtuar lehtë punonjësja e fasonerisë, B. S., 39 vjeçe, e cila pas marrjes së mjekimit kaloi për në banesë.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 15 Mars, 07:27

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Barcelona shkëlqen, përmbys 2-4 Atleticon në Madrid dhe i merr kreun Realit

VIDEO/ Barcelona shkëlqen, përmbys 2-4 Atleticon në Madrid dhe i merr kreun Realit