Tiranë/ Punëtori i ndërtimit humbi jetën pasi ra nga lartësia, policia vë në pranga inxhinierin e firmës së ndërtimit (EMRI)

Tiranë/ Punëtori i ndërtimit humbi jetën pasi ra nga lartësia, policia vë në pranga inxhinierin e firmës së ndërtimit (EMRI)

Foto ilustruese

TIRANË - Policia ka arrestuar inxhinerin e kompanisë 'Dd air shpk' 'për veprën penale të "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë".

Kjo pasi ditën e djeshme, (6 shtator 2024) në rrugën 'Bardhok Biba' në Tiranë teksa në një objekt po kryheshin punime, punëtori i ndërtimit 66 vjeç, Vasil Bardhi ra nga lartësia duke humbur jetën në vend.

Për këtë policia vuri në pranga 33 vjeçarin Kristjan Moli me detyrë inxhinier, drejtues teknik në firmën që po kryente punime edhe punëtori që humbi jetën në vendin e punës.

'Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin K. M., 33 vjeç, banues në Lezhë, me detyrë inxhiner, drejtues teknik në një firmë ndërtimi, për veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë", parashikuar nga neni 289 i Kodit Penal. Ditën e djeshme, ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi V. B., i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë.'

 

G.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?