Tiranë-Një 58 vjeçar në Tiranë është vendosur në pranga pasi një ditë më parë në shtëpinë e tij ndërroi jetë, Bajram Kosova.

67 vjeçari u rrëzua teksa po punonte në soletën e banesës katër katështe të Arben Gordanit.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Arben Gordani, 58 vjeç, pasi në banesën e tij ka humbur jetën shtetasi Bajram Kosova, 67 vjeç, i cili duke punuar ka rënë nga lartësia”, informoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.