TIRANË- Një ngjarje e rëndë u regjistrua ditën e sotme në Tiranë, ku një punonjës i Gardës është vetëvrarë me armën e shërbimit. 37-vjeçari ndërroi jetë në spitalin e Traumës. 

Henri Haxhiraj qëlloi veten me plumb në kokë ditën e sotme rreth orës 12:00. Ai ka qenë në banesën e tij në zonën e Qytet Studentit. Ndëkohë rreth 6 orë pasi u dërgua në spital, gardisti ka ndërruar jetë te Trauma. 

37-vjeçari është vëllai i këngëtares së njohur Sheila Haxhiraj. Burime për Report Tv bëjnë me dije se familjarët kanë deklaruar në polici se vuante nga depresioni, por nuk dihet nëse kurohej.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:21
U vetëvra me armën e shërbimit, këngëtarja Sheila Haxhiraj reagon pas vdekjes së të vëllait: O dielli im, më mungon që tani

Këngëtarja Sheila Haxhiraj ka reaguar pasi i vëllai i saj gardist u vetëvra me armën e shërbimit. Në një postim të ndjerë në rrjetet sociale, këngëtarja preku me dedikimin për të vëllanë.

“O dielli im, o ylli më i bukur i qiellit, o engjëlli me i bukur i parajsës, motrën e ka marrë malli që tani për ty, zemrën time ma more ti sot me vete. Prehu në paqe i shtrenjti im, shpirti im… Do të të dua përjetësisht deri në ditën që do jemi bashkë dhe përtej asaj jete. Qofsh i parajsës vëllai im”, shkruan ajo.

Vëllai i saj, Henri Haxhiraj qëlloi veten me plumb në kokë, duke përdorur armën e shërbimit. Ai ndërroi jetë në spitalin e Traumës, ndërsa familja mësohet se ka deklaruar që vuante nga depresioni.