Disa të shtëna me armë pasditen e së dielës në zonën e Mulletit në Tiranë, kanë alarmuar banorët. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00, tre persona po udhëtonin me një mjet tip fouristradë, dhe njëri prej tyre ka qëlluar me armë.
Pas marrjes së njoftimin policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes. Në pranga kanë rënë tre persona. Ndalimi i tyre është bërë në “Rrugën e Elbasanit” pranë “Liceut Artistik” nga sherbimet e komisariatit nr. 1
Tre personat e arrestuar ishin për një drekë në Mullet dhe pas kthimit, njëri prej tyre ka qëlluar me armë.
Ermal Kadilli 36 vjeç, Dritan Masha 36 vjeç dhe Dritan Ago 35 vjeç, të tre banues në Tiranë janë të ndaluarit që sipas burimeve ndodheshin në gjendje të dehur në momentin kur kanë ndëramrrë veprimin.
Mësohet se arma i përkiste shtetasit Ermal Kadilli, i cili u neutralizua nga një police femër.

(Në foto Ermal Kadilli, personi që qëlloi me armë)

(Arma e sekuestruar ne vendin e ngjarjes)
Njoftimi i policisë
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 1, bënë të mundur kapjen në flagrancë të tre shtetasve:
• Ermal Kadilli, 36 vjeç, banues Tiranë
• Dritan Masha, 36 vjeç, banues Tiranë
•Dritan Ago, 35 vjeç, banues Tiranë
Të tre shtetasit e sipërpërmendur udhëtonin në një automjet tip Jeep, me targa AA 425 ON dhe dyshohet të kenë qëlluar me armë pasi kanë dalë nga një resort (bar -restaurant)në Mullet.
Policia ka marrë informacion dhe është vënë në ndjekje te tyre.
Rreth orës 14:40, janë konstatuar në rrugën e “Elbasanit”, nga patrulla e dytë pasi nuk i kanë qëndruar patrullës policore në vendin e njohur si rreth rrotullimi TEG-ut.
Në momentin e ndalimit këta shtetas kanë kundërshtuar punonjësit e policisë dhe menjeherë kanë hedhur jashtë në tokë sendin e kundraligjshëm, një armë zjarri pistoletë tip TT.
Dyshohet se arma i përkiste shtetasit Ermal Kadilli, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Në vendngjarje (Mullet)janë gjetur dhe sekuestruar tre gëzhoja.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes .
/Shqiptarja.com

VIDEO