TIRANE - Policia ka arritur të arrestojë gjatë orëve të mbrëmjes së të martës personin e dytë, i cili dyshohet se qëlloi me armë zjarri ndaj forcave të policisë te “Rruga e Kavajës”.

21 vjeçari Eduart Kacoli së bashku me N.Ndoji  të dy nga Puka kanë kundërshtuar kontrollin e policisë ku Kacoli ka qëlluar në drejtim të punonjësve dhe ka rënë në pranga pak minuta më vonë ndërkohë që Ndoji është arrestuar disa orë pas ngjarjes që alarmoi kryeqytetin.
 
Ngjarja ka ndodhur dje në rrugën 'Him Kolli' në qendër të kryeqytetit fatmirësisht pa të lënduar .

Të dy personat kanë rezultuar me precedent të mëparshëm penal dhe sipas policisë  po planifikonin një grabitje.
 
ndoi
 (Në foto i arrestuari i dytë N.Ndoji)

Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)