Tiranë/ Ra në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën në spital 56-vjeçari, punonjës i një Shërbimi Privat të Sigurisë Fizike

Tiranë/ Ra në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën në spital 56-vjeçari, punonjës i një Shërbimi Privat të Sigurisë Fizike

Foto ilustruese

TIRANË - Një punonjës i policisë private ka humbur jetën sot gjatë orarit të punës në Tiranë.

Siç bën me dije policia, 56 vjeçari H.D., ra në kontakt me rrymën elektrike në një kabinë elektrike, disa metra larg vendit ku kryente shërbimin.

Ai u transportua në spital për ndihmë mjekësore, ku humbi dhe jetën si pasojë e dëmtimeve.

'Më datë 09.11.2024, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore shtetasi H. D., 56 vjeç, punonjës i Shërbimit Privat të Sigurisë Fizike, i cili dyshohet se gjatë orarit të punës, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në një kabinë elektrike (disa metra larg vendit ku kryente shërbimin). Si pasojë e dëmtimeve të marra ky shtetas ka ndërruar jetë në spital.', njofton policia.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    12 Dhjetor, 16:05

    Berishës iu dha zyrtarisht nga gjykata vula e PD, a do të shtohen votat?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv/ Dumani u shpall kampion i antikorrupsionit, diaspora e quan mesazh për Sali Berishën! 40% e shqiptarëve për të gjithë politikanët

Sondazhi i Report Tv/ Dumani u shpall kampion i antikorrupsionit, diaspora e quan mesazh për Sali Berishën! 40% e shqiptarëve për të gjithë politikanët