TIRANE - Vendi përballet me probleme serioze për shkak të deficitit demokratik, moszbatimit të ligjit dhe mosfunksionimit të shtetit ligjor. Kështu është shprehur kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama gjatë takimit sot me Drejtorin për Evropën Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit, Jonathan Moore.
“Rama pasi shprehu kënaqësinë për momentin e rëndësishëm kur po zhvillohet kjo vizitë, ditën e 90-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve tona, theksoi rëndësinë e partneritetit strategjik me SHBA, duke falenderuar njëkohësisht për kontributin e çmuar për konsolidimin e shtetit dhe mbështetjen e vazhdueshme për integrimin e Shqipërisë në NATO dhe BE”, - bëhet e ditur përmes zyrës së shtypit të Partisë Socialiste.
Sipas kryesocialistit Rama, “është e domosdoshme një lufte institucionale për çrrënjosjen e kulturës së pandëshkueshmërisë dhe në mënyrë të veçantë, mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, si themeli i një demokracie funksionale.”
Duke iu referuar vizitës së Sekretares së Shtetit, Hillary Clinton, Drejtori për Evropën Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit, Jonathan Moore konfirmoi dhe njëherë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten të angazhuara për të ndihmuar me të gjitha mundësitë për zgjedhje të standardeve më të larta ndërkombëtare dhe për ecurinë e axhendës evropiane të Shqipërisë duke e ndjekur nga afër gjithë procesin.
Drejtori për Evropën Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit, Jonathan Moore mbërriti sot në Tiranë. Më herët ai zhvilloi takim dhe me kreun e LSI, Ilir Meta. Moore ndodhet në Tiranë në kuadër të një vizite disaditore.
Në të dy takimet Moore konfirmoi dhe njëherë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten të angazhuara për të ndihmuar me të gjitha mundësitë për zgjedhje të standardeve më të larta ndërkombëtare dhe për ecurinë e axhendës evropiane të Shqipërisë duke e ndjekur nga afër gjithë procesin
Pak ditë më parë, Moore në një deklaratë për VOA theksoi se Prokurori i Përgjithshëm nuk duhet të jetë një post politik, por një institucion i pavarur që të veprojë larg ndikimit të politikës.

(Foto nga takimi i kryesocialistit Rama me Moore)
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Intervista/ Moore: Mungesa e dialogut iu lë larg BE-së