TIRANE - Përreth 1 orë kryeqyteti qëndroi nën ankthin e një alarmi me bombë, i cili ashtu sikurse edhe në shumë raste të tjera të ngjashme në Tiranë, rezultoi fals.
Policia u njoftua për një pako të dyshimtë të vendosur pranë një supermarketi në rrugën Haxhi Hysen Dalliu, rreth 100 metra larg Prokurorisë së rrethit të Tiranës. Njësia anti-eksplozive bëri shpërthimin e kontrolluar të pakos së dyshimtë, nga ku rezultoi se ishte thjesht një pako kartoni e mbështjellë me natriban. Dyshimet janë se pakoja është harruar nga ndonjë klient i supermarketit.

Për të garantuar sigurinë e qytetarëve policia vendosi perimetrin e sigurisë duke bllokuar gjatë kësaj periudhe edhe qarkullimin e automjeteve në këtë zonë.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO