Tiranë, rinis konflikti për shtëpitë
banorët përleshen me policinë

Tiranë, rinis konflikti për shtëpitë<br />banorët përleshen me policinë
TIRANE -  Përplasjet e banorëve me policinë kanë vazhduar edhe gjatë mbrëmjes; policia ka ritentuar të nxjerrë jashtë familjet dhe ka penguar mediat të filmojnë situatën. Vetëm dy familje vazhdojnë të rezistojnë. Nxjerrja jashtë nga shtëpia e 13 familjeve ka shkaktuar përplasje të dhunshme mes banorëve dhe policisë private, deri në të shtënë në ajër nga kjo e fundit. Konflikti u shënua paraditen e sotme në një godinë 3 katëshe pranë shkollës Petro Nini në Tiranë, rruga "Margarita Tutulani".

Përleshjet ndodhën teksa Zyra e Përmbarimit e mbështetur nga policia private nuk lejonte banorët të hynin në godinë, pasi godina do i dorëzohej pronarit.  Video e filmuar ekskluzivisht nga TVA1 REPORT! nga vendi i ngjarjes tregojnë situatën e tensionuar.  Ndërsa brenda në godinë ndodheshin 2 familje të cilat nuk pranonin të dilnin, madje njëra prej tyre thoshte se kishte dhe një fëmijë të vogël. Banorët pretendojnë se pronari ka falsifikuar dokumentet.  Pranë banorëve kanë shkuar edhe disa deputetë të PS-së si Sajmir Tahiri, Shegushe Ligori, Pirro Lutaj.

Ora 20:00 POLICIA NXJERR NGA BANESA, 13 FAMILJET


Përplasjet e banorëve me policinë kanë vazhduar edhe gjatë mbrëmjes; policia ka ritentuar të nxjerrë jashtë familjet dhe ka penguar mediat të filmojnë situatën. Një grua dhe një burrë kanë pasur gjendje të fikti për shkak të përplasjeve me policinë. Ata janë shoqëruar menjëherë në spital, pasi autoambulancat kanë qënë në pritje. Vetëm dy familje janë duke resiztuar ende. 


Ora 14:00 SHOQEROHET POLICI PRIVAT, QELLOI ME PISTOLETE
Uniformat blu të kryeqytetit shoqërojnë policinë privat Igli Dulja i cili qëlloi me armën e shërbimit. Igli Dulja polici në pamjete  TVA1 REPORT, ka nxjerë armën e shërbimit në mes të turmës duke qëlluar në ajër dhe duke shkaktuar panik e frikë.

ORA 13:30 SAIMIR TAHIRI DHE 5 DEPUTETE TE PS TEK GODINA KU NDODHI PERLESHJA
Pesë deputetët e PS kanë shkuar tek godina ku ndodhi konflikti për të diskutuar me banorët që ndodhen në godinë dhe nuk pranojnë të dalin jashtë.
"Kemi 30 minuta e duam të flasim me drejtues të policisë. Pse fshihen si lepura. Nuk është burg. Ja ku është zotëria thuaji të vijë këtu” - i thotë deputeti Sajmir Tahiri një polici.

Ja debati Tahiri-Breçani

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim