Tiranë/ Të maskuar me kapele goditën me sende të rënda 48-vjeçarin, 2 në pranga dhe 4 në kërkim, sekuestrohen 2 armë (EMRAT + VIDEO)

TIRANË Adriatik Roshi, 48 vjeç, u dhunua barbarisht të dielën në ambientet e një berberhane pranë zonës së ish-Doganës në Tiranë. 3 persona, të maskuar dhe pajisur me sende të forta hynë brenda duke e goditur në pjesë të ndryshme të trupit, duke i sjell dëme të shumta. Roshi ndodhet në spital në gjendje të rëndë, ndërsa agjentët e Komisariatit nr. 3 identifikuan në total 6 persona në kuadër të operacionit “Details”, të cilët organizuan, ruajtën dhe dhunuan 48-vjeçarin, 2 prej të cilëve u arrestuan.

Të arrestuar janë Gani Koçeku dhe Ledio Tusha, ky i fundit nipi i Luçiano Koçekut, i njohur si Tur Koçeku, po ashtu i shpallur në kërkim me 3 të tjerë, Ronald Koçeku, Dino Koçeku dhe Gëzim Koçeku, të gjithë familjarë me njëri-tjetrin. Kokat e organizimit të dhunës barbare ndaj Roshit dyshohet të jenë 2 vëllezërit Tur Koçeku dhe Abedin Koçeku, si hakmarrje për rrahjen e tij në një lokal në Palasë në gusht të vitit të kaluar.

Nga hetimet dhe këqyrja e pamjeve të kamerave të sigurisë, agjentët e Komisariatit nr. 3 zbuluan rolet e secilit prej anëtarëve të fisit Koçeku të përfshirë në dhunë. Gani Koçeku dhe Ronald Koçeku janë 2 personat që kanë qenë në makinë duke vëzhguar lëvizjet e Roshit. Ledio Tusha, 31 vjeç, djali i motrës së Tur Koçekut, në makinën e të cilit u gjetën rroba dhe sende që dyshohet se u përdorën në ngjarje, maskë, kapele dhe xhup të zi. Në shtëpinë e tij u gjet një pistoletë me leje në emër të dajës së tij, Tur Koçeku. Gëzim Koçeku, ka ndihmuar për hapjen e rrugës për makinën e autorëve për t’u larguar nga vendngjarja. Si rezultat u gjetën dhe sekuestruan 1 pistoletë, 1 armë gjahu, në shtëpinë e Abedin Koçekut, 2 makin dhe veshje që dyshohet se u përdorën në ngjarje.

Por, pse Koçekët e dhunuan Roshin?

25 gusht 2024, një sherr masiv shpërtheu në një lokal në Palasë ku këndonte këngëtari i njohur grek, Konstandinos Argiros, në të cilin mbetën të plagosur biznesmeni Tur Koçeku dhe Fatbardh Aliaj, 42 vjeç. Koçeku pësoi dëme të rënda në kokë. Sherri dyshohet se nisi për një të parë shtrembër dhe shpërthimin e shampanjës që lagi personat e gabuar. Pamjet e sherrit u publikuan, ku dalloj që njëri prej tyre, Tur Koçeku, dhunohej barabarisht në tokë. Në atë kohë, policia shpalli në kërkim Xhoni Spahon, 28 vjeç, Genti Balecin, 49 vjeç, Fatmir Bejon, 30 vjeç dhe Klajdi Cerrin, 32 vjeç. Pjesë e sherrit dyshohet se ka qenë edhe Adriatik Roshi, i cili në atë kohë nuk u identifikua nga blutë. Dhuna barbare ndaj tij në berberhane dyshohet se është pikërisht hakmarrje e asaj ngjarjeje të rëndë të verës së vitit të shkuar.

Të arrestuar: 
1. Gani Koçeku, ditëlindja 29.12.2001 personi që ka qenë në makinën X3 BMË dhe ka bërë vëzhgimin e dëmtuarit.
2.Ledio Tusha , u gjet në banesën e Luçiano Koçeku, është djali i motrës dhe në mjetin që deklaroj që përdor u gjet qafore tip maske dhe kapele xhup i zi , dyshuar se ka marrë pjesë në rrahjen . Në banesën e Luçjanos u gjet dhe armë zjarri pistoletë me leje në emër të Luçiano Koçeku.

 

Të dyshuar të pa kapur :
1.Gëzim Koçeku ka bërë hapjen e rrugës për makinën Audi të autorëve goditës, me mjetin e tij me targa AA 020 NI .
2. Ronald Koçeku, personi që ka bërë ruajtjen e dëmtuarit me vëllain e tij Ganiun, tek kompleksi Fole, dhe ka marrë mjetin X 3 me qera tek shtetasi Ajet Balliu .
3. ⁠Luçiano Koçeku, i dyshuar si organizator për rrahjen brutale të shtetasit Adriatik Rroshi .
4. ⁠Dino (Abedin) Koçeku dyshuar si organizator për rrahjen brutale të shtetasit Adriatik Rroshi.

 

'Në vijim të veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen e rrethanave të një konflikti të ndodhur më datë 05.01.2025, si pasojë e të cilit u dëmtua më sende të forta shtetasi A. R., 48 vjeç, i cili vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, Komisariati i Policisë Nr. 3 ka finalizuar operacionin e koduar “Details”. 
Si rezultat i këtij operacioni, u identifikuan dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit: G. K., 24 vjeç dhe L.T, 31 vjeç, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit R. K., L.(A.). K., G. K. dhe D.(A.). K.  Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 05.01.2025, në një berberhane, në rrugën “29   Nëntori”, kanë goditur me sende të forta, dyshohet për motive të dobëta, shtetasin A. R., 48 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.', njoftoi policia.         

Gjatë hetimeve, janë sekuestruar prova materiale, përfshirë një armë zjarri pistoletë, një armë gjahu, dy automjete dhe veshje të dyshuara që autorët kanë përdorur gjatë krimit

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:    
1 armë zjarri pistoletë, me leje, që u gjet në banesën e shtetasit Ledio Tusha.;      
1 armë gjahu, që u gjet në banesën e shtetasit Dino Koçeku.; 
2 automjete që dyshohet se janë përdorur në këtë ngjarje;
Veshje që dyshohet se kanë mbajtur autorët gjatë ngjarjes, të cilat u gjetën në njërin prej këtyre automjeteve.     

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Ulet çmimi i energjisë në 8.5 lekë deri në 31 dhjetor 2025, për familjarët që konsumojnë deri në 700 kilovat

Ulet çmimi i energjisë në 8.5 lekë deri në 31 dhjetor 2025, për familjarët që konsumojnë deri në 700 kilovat