Tiranë, rrëmbehet një person
për borxhe, policia në alarm

Tiranë, rrëmbehet një person <br />për borxhe, policia në alarm
Rreth orës 17:15 policia e kryeqytetit është vënë në alarm për rrëmbimin e një personi. Dikush ka denoncuar rrëmbimin e një personi në komisariatin nr. 4 të Tiranës. Menjëherë policia është aktivizuar për të zbardhur ngjarjen.

Policia ka bërë të ditur deri tani vetëm moshën e të rrëmbyerit, i cili është 29 vjec.

Sipas Policisë, dy persona të paidentifikuar kanë futur me forcë në makinën e tyre tip Wolswagen 29 vjecarin, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur. Policia ka deklaruar se rrëmbimi është bërë për shak të një borxhi, në zonën e quajtur “Kafe e Rremës”.

Në komisariatin e policisë ka mbërritur edhe bashkëshortja e 29 vjecarit të rrëmbyer, e cila është duke u marrë në pyetje nga uniformat blu.

Polica bënë të ditur lirimin e pengut
Dy orë pas rrëmbimit policia ka bërë të ditur se pengu, Ervin Llozhi, është liruar. Rrëmbimi ka ndodhur pas një sherri ndërmjet Llozhit dhe dy rrëmbyesve, për shkak të një borxhi.

Mësohet se 29 vjecari Llozhi, është një jurist pronar i një biznesi. Llozhi nuk ka pranuar të bëjë kallëzim penal ndaj rrëmbyesve.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg