Tiranë, rrethohet 5-katëshi te
Ekonomiku, shembet të dielën
VD/Ndërtesa e rrethuar nga IKMT/FOTO

Tiranë, rrethohet 5-katëshi te<br />Ekonomiku, shembet të dielën<br />VD/Ndërtesa e rrethuar nga IKMT/FOTO
TIRANE - Pallati pesë katësh i cili prej 6 vitesh ndërtohet në oborrin e fakultetit Ekonomik në kryeqytet është rrethuar nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit dhe ditën e diele do të prishet.

Jashtë kamerave inspektorët e ndodhur në terren thanë për A1Report se ky objekt është dëmshpërblyer dhe prishja e tij do të bëhet për interes publik.

Ndërsa administrator i objektit Pavlin Kalusha për mikrofonin e A1Report shprehet se atij nuk i është komunikuar asnjë akt administrative për prishjen apo vendim dëmshpërblimi.

Ky është objekti i dytë që prishet në harkuan kohor të 1 viti në zonën përreth fakultetit Ekonomik, ku më parë ishte ky objekt katër katësh që u shemb.

Për godinën tashmë të rrethuar mbi të cilën ekspertët e xhenios po punojnë për vendosjen e eksplozivit, ka pasur protesta dhe nga studentët e fakultetit si dhe administrata për prishjen e pallatit pasi sipas tyre pengonte ecurinë normale të fakultetit.

ndertesa
(Ndërtesa 5 katëshe në rrugën e Elbasanit pranë fakultetit Ekonomik që do të shembet) Foto të tjera

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë