Tiranë, rryshfet për ndërtime
pranga 2 zyrtarëve të bashkisë
Një polic, një inspektor ndërtimi pranë bashkisë së kryeqytetit dhe një qytetar janë arrestuar sot pas mesditës me akuzën e korrupsionit. Dy zyrtarët akuzohen për marrje rryshfeti duke favoziuar ndërtimet pa leje në Tiranë.Të arrestuarit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin lejonin ndërtimet pa leje në këmbim të shumave që varionin nga 8 mijë deri 10 mijë lekë të reja.
TIRANË – Dy zyrtarë të bashkisë së Tiranës dhe një qytetar kanë përfunduar sot në prangat e policisë së kryeqytetit. Sipas burimeve zyrtare pranë policisë bashkiake, një polic si edhe një inspektor ndërtimi pranë bashkisë së kryeqytetit janë arrestuar sot pas mesditës. Të arrestuar janë shtetasit Alban Zizo 34 vjec punonjës i insepktoriatit ndërtimor në Bashki, Arbit Medusa 30 vjec me detyrë inspektor i policisë bashkiake, si dhe qytetari Fatos Jana, 33 vjeç banues në Tiranë.
Denoncimi ka mbërritur nga drejtoria e Policise Bashkiake pas informacioneve të mbledhura në terren. Është dashur një punë intensive hetimore për dokumentimin e korrupsionit nga ana e zyrtarëve, të cilët sipas grupit hetimor ishin punonjës në bashki që prej vitit 2008. Burimet thanë se dy zyrtarët akuzohen për marrje rryshfeti gjatë aksionit për prishjen e ndërtimeve pa leje në Tiranë. Ata u premtonin qytetarëve të ndërtonin në menyre te paligjshme kundrejt një pagese të caktuar dhe se fundmi kishin operuar në Njësine bashkiake 8.
Policia: Merrnin deri ne 10 mijë lekë të reja bakshishStrukturat e Hetimit të Krimit të Policisë së Kryeqytetit në bashkëpunim me Strukturat e Policisë Bashkiake Tiranë si dhe Njësinë Taks Forcë në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, bënë të mundur arrestimin e dy punonjësve të Bashkisë, për korrupsion pasiv e aktiv dhe shpërdorim detyre.
Nga veprimet hetimore të deritanishme, -deklaron policia - rezulton se shtetasit e sipërcituar, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kërkonin dhe merrnin shuma të ndryshme parash, që variojnë nga 80 000 deri 10 000 lekë të rinj, për të lejuar në mënyrë të antiligjore, persona të ndryshëm që të kryenin ndërtime të paligjshme në Tiranë (kryesisht ndërtime pa leje në zonën e njësisë Nr.8 Tiranë).
Shtetasit do të ndiqen penalisht për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal.
(aq/am/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
A e zgjidh problemin me shqiptarët në Britani vizita e Ramës në Londër?
-
PO
41.6%
-
JO
48.6%
-
NUK E DI
9.8%
Vota total: 2969
Lajme të tjera
-
OKB-ja akuzon Kievin dhe Moskën: Po bëjnë ekzekutime të robërve të luftës
24 Mars, 22:53
-
Në 27 mars përballet me Shqipërinë, Polonia 'bie' në Çeki, mposhtet me rezultatin bindës nga vendasit
24 Mars, 22:45
-
Biden: Kina nuk i ka dhënë armë Rusisë
24 Mars, 22:41
-
Adoleshentët në rrezik nga shpërndarësit e drogës! Tushe dhe Dhori: Prindërit, mësuesit dhe policët të bëhen vigjilentë! Malaj: Stresi i të rinjve vjen nga gjendja ekonomike
24 Mars, 22:29
-
Shkelën Kodin Zgjedhor, KQZ, kërkon gjobitjen e tre kryebashkiakëve socialistë
24 Mars, 22:24
-
FOTOT e rralla të çifteve që u martuan në një ditë me Zogun
24 Mars, 22:08
-
Protesta me simbole ruse në Serbi kundër marrëveshjes së Ohrit! Protestuesit me pankarta: Jo kapitullim! Vuçiç, dorëhiqu!
24 Mars, 22:05
-
'S’ma merrte mendja', Luizi i rrëfen Kiarës si e ndihmoi Benet Beci në momentin e tij më të vështirë (VIDEO)
24 Mars, 22:02
-
Kontraktori amerikan vritet në bazën e Sirisë, SHBA hakmerret kundër objekteve të forcave iraniane
24 Mars, 21:47
-
Luiz Ejlli i tregon Kiarës çfarë do të bëjë sapo të dalë nga shtëpia e Big Brother
24 Mars, 21:44
-
Olta ‘trazon ujërat’, ia thotë në sy Kiarës dhe Kristit: Ju keni shumë kimi bashkë
24 Mars, 21:42
-
Ylli Pata: Arsyet e dyzimit të disa deputetëve të PD drejt Foltores
24 Mars, 21:24