21 janari/ SPAK thërret të dëshmojnë Salvator Kaçaj e Armando Prengën! Ish-kryekomunari i Shëngjinit e ish-deputeti i PS: Ishim si protestues (VIDEO)

Tiranë-  SPAK vijon marrjen e dëshmive të personave që kanë dijeni në lidhje me vrasjen e 4 protestuesve para kryeministrisë në protestën e 21 janarit të 13 viteve më parë. 

Fillimisht në SPAK u paraqit Ish-kryekomunari i Shëngjinit, Salvador Kaçaj. Ai tha se ishte thirrur si person që ka dijeni në lidhje me protestën e 21 janarit 2011 ku mbetën të vrarë 4 protestues para kryeministrisë.

“Isha thirrur për 21 Janarin si person që ka dijeni. Kam qenë protestues”.

I pyetur nga gazetarët se për çfarë u pyet dhe çfarë tha, Kaçaj u shpreh:

“Atë që ka ndodhur në protestë, atë që kisha dijeni mbi çështjen. Kam qenë si protestues”.

Në orën 13:00 në SPAK u paraqit dhe ish deputeti i PS-së Armando Prenga. Pas një dëshmie gati 1 orë, edhe Prenga tha se ishte thirrur si person që kishte dijeninë për ngjarjen 'si protesues' i asaj proteste.

Gazetarja e Report TV, Keti Banushi, informon se dy hetues të Byrosë Kombëtare të hetimit që po bëjnë seancat e pyetjeve.

Prej ditësh SPAK vijon marrjen në pyetje të protagonistëve të asaj proteste para kryeministrisë, ku 4 protestues opozitarë, (atëherë në opozitë ishte PS dhe në pushtet ishte PD me kryeministër Sali Berishën) u vranë nga Garda e Republikës pa faj. 

Një prej të thirrurve ka qenë edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. SPAK po heton për të zbardhur zinxhirin komandues kush dha urdhër për të ekzekutuar protestuesit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:03
Tiranë/ Në SPAK shkon edhe ish-deputeti i qarkut Lezhë, Armando Prenga u pyet për 21 Janarin: Deklarova çfarë pashë në atë kohë! (VIDEO)

Pak pasi ish-kryekomunari i Shëngjinit, Salvador Kaçaj la godinën e Prokurorisë së Posaçme, një tjetër ish-politikan është shfaqur në institucion.

Ka qenë ish-deputeti socialist Armando Prenga, ai që ka shkuar në SPAK ditën e sotme (18 nëntor) për të dhënë shpjegime.

Pas daljes nga godina ai foli shkurtimisht për mediat:

"Isha për 21 Janarin, bëra deklarime çfarë kam parë në atë kohë!".

Mësohet se ish-ligjvënësi ka dhënë shpjegime, sikurse të gjithë politikanët e tjerë, për dosjen e “21 Janarit” dhe rrethanat e asaj ngjarjeje tragjike.

SPAK po zhvillon hetime për ngjarjen e 13 viteve më parë, ku u vranë nga Garda e Republikës 4 protestues të opozitës së atëhershme, mazhoranca e sotme.

Prenga e la mandatin e deputetit në muajin shkurt të vitit 2017, pak para zgjedhjeve të përgjithshme. prokuroria e kishte akuzuar në lidhje me formularin e Dekriminalizimit, teksa ish-deputeti dorëzoi më tej në Kuvend mandatin e deputetit.

(Lajmi në përditësim...)

A.Q/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë