Tiranë, sekuestrohen 1.5 kg heroinë
antidroga arreston 3 persona

Tiranë, sekuestrohen 1.5 kg heroinë<br />antidroga arreston 3 persona
TIRANË - Efektivët e antidrogës në kryeqytet kanë sekuestruar 1.5 kg heroinë të pastër ndërsa ka arrestuar edhe 3 persona të cilët dyshohen si posedues dhe shpërndarës së lëndës narkotike. Operacioni i koduar "Trafik 2014" është organizuar nga strukturat e Luftës Kundër Drogës në Drejtorinë e Policisë Qarku Tiranë, është finalizuar mesditën e sotme. 

Mësohet se gjatë hetimeve u arrit identifikimi dhe më pas arrestimi i 3 personave të dyshuar, L.F, 56 vjeç, i njohur me psudonimin "Xhaja" si koka e grupit të trafikantëve, Vilfred Cenolli 49 vjeç dhe Klodian Spahi,36 vjeç.

heroine
(Në foto: Tre pakot e heroinës të sekuestruara nga ana e policisë)

Burime nga policia bëjnë të ditur se këta 3 persona u kapën në një banesë të ndodhur në rrugën e “Durrësit” në Tiranë, përgjatë momenteve të shkëmbimit të lëndës narkotike Heroinë si dhe një shumë të konsiderueshme parash.
 
Policia bën të ditur se nga hetimet e kryera deri më tani, është arritur të goditet në kohë një linjë trafiku, Turqi – Shqipëri, duke sekuestruar sasinë prej 1.5 kg lëndë e dyshuar Heroinë e pastër, e cila ishte e ndarë në disa pako.

foto sirianeve
(Në foto: I arrestuari Vilfred Cenolli 49 vjeç)

Gjithashtu mësohet se hetimi ka nisur në muajin Gusht të këtij viti, duke bashkëpunuar ngushtësisht me Prokurorinë për Krimet e Rënda. Ky hetim, do të vijoj për të identifikuar të tjerë persona të përfshirë në këtë trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

foto sirianeve
(Në foto: I arrestuari Klodian Spahi,36 vjeç)

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Flakët e zjarri përfshijnë edhe Llogaranë, Report Tv siguron pamjet

Flakët e zjarri përfshijnë edhe Llogaranë, Report Tv siguron pamjet