Tiranë, sekuestrohen 5.1 kg
herionë, në pranga 2 persona 

Tiranë, sekuestrohen 5.1 kg<br />herionë, në pranga 2 persona 
Policia e Tiranës ka finalizuar një tjetër operacion antidrogë ku ka sekuestruar 5.1 kilogramë heroinë dhë ka vënë në pranga dy persona. 

Vlera e drogës së sekuestruar arrin në vlerën e 50 mijë eurove.

Të arrestuarit nga policia janë Fadil Bami, lindur dhe banues në Nikel të Krujës, dhe Eduart Gjata, 39 vjeç, banues ne Tiranë. 

Këta të fundit u arrestuan në një lokal pranë zonës së Ish­-parkut të Autobusëve, aty ku edhe vepronin, teksa po shpërndanin lëndën narkotike. Në çantën që mbanin me vete, sipas policisë janë gjetur dhe pako me ngjyrë kafe, në të cilat ishte paketuar droga prej 5.1 kg me vlerë 50 mijë euro. 

Policia gjithashtu ka shpallur në kërkim dy bashkëpunëtorë të tjerë të cilët janë të identifikuar nga ana e policisë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Fadil Bami, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatik dhe dy krehëra me fishekë, gjithashtu u sekuestrua edhe 1 automjet tip “Volswagen”. 

Materialet e  mësipërme do t’i dërgohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprat penale“Prodhim dhe shitje e lëndëve  narkotike në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajte pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.

(Prononcimi i policisë)
  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar