Tiranë, sekuestrohen 500 doza heroine e kokaine dhe shuma të madha parash, 2 të arrestuar

Tiranë, sekuestrohen 500 doza heroine e kokaine dhe shuma të madha parash, 2 të arrestuar

Dy shpërndarës të lëndëve narkotike janë arrestuar gjatë operacioneve të ndryshme në Tiranë. Në pranga përfundoi Ismail Alushi, 57 vjeç, pasi në rrugën "Zef Serembe", gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasit, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 500 doza heroinë, shuma të konsiderushme parash, 1 automjet, 1 aparat celular dhe 1 DVR.

Gjithashtu u arrestua në flagrancë Franc Gurraj, 24 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij të marrë me qera në zonën e Astirit u gjetën 34 doza me lëndë narkotike kokainë si dhe një sasi me lëndë narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan së bashku me një peshore elektronike dhe 1 aparat celular.

Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale "Prodhim dhe shitja e narkotikëve".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Afera 'Partizani’/ GJKKO shtyn seancën paraprake për ish-kryeministrin Berisha, dhëndrin dhe 3 të tjerët

Afera 'Partizani’/ GJKKO shtyn seancën paraprake për ish-kryeministrin Berisha, dhëndrin dhe 3 të tjerët