Tiranë, sekuestrohen 67 kilogramë kanabis, në pranga 4 persona (Video+Emrat)

Një sasi prej 67 kilogramë kanabis është sekuestruar nga Policia. Në pranga kanë rënë 4 persona, ndërkohë që një tjetër shtetas është shpallur në kërkim.

Të arrestuarit janë disa shtetas nga Tirana. Ata akuzohen se po transportonin kanabis nga banesa e dy vëllezërve Lika në bagazhin e Golfit.

Njoftimi i plotë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Zallmneri” nga Seksioni kundër Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.5.

Godiet një tjetër rast i shitblerjes të lëndëve narkotike.

Arrestohen në flagrancë 4 shtetas si dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.

Sekuestrohet lëndë narkotike, automjet dhe aparate celularë.

Seksioni kundër Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.5, në kuadër të operacionit policor të koduar “Zallmneri”, arrestuan në flagrancë shtetasit :

- Xhevahir Lusha, 47 vjeç, banues në Tiranë.

- Ilirjan Selimi, 34 vjeç, banues në Tiranë.

- Ervin Lika, 30 vjeç, banues në Tiranë.

- Besnik Lika, 26 vjeç, banues në Tiranë.

Si dhe u shpall në kërkim shtetasi :

- B. H., 26 vjeç, banues në Tiranë.

Këta shtetas në rrugën “Teuta” u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, ku në bashkëpunim me njëri tjetrin po transportonin qese me lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sativa, nga banesa e shtetasve (Ervin Lika dhe Besnik Lika, vëllezër), në bagazhin e një automjeti tip “Golf”.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale :

- 67 kg lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.

- automjet tip “Golf”.

- 3 aparate celularë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 04/08/2018 13:37

    Bravo Antidroga!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë