TIRANË - Mblidhen në Tiranë shefat e Shtabit të vendeve të Ballkanit. Në një konferencë-forum, e shtata në radhë, ku merr pjesë edhe ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, por edhe presidenti dhe Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Bujar Nishani.
Në këtë konferencë morën pjesë shefat e Shtabit të Përgjithshëm të FA të Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Bullgarisë, Greqisë, Maqedonisë, Malit të Zi, Serbisë, Turqisë dhe Rumanisë. Gjithashtu, me statusin e të ftuarit marrin pjesë shefat e Shtabit të Përgjithshëm të Kroacisë dhe Sllovenisë, si dhe përfaqësues të lartë ushtarakë të NATO-s dhe Bashkimit Evropian.
“Sot vërejmë me krenari që rezultatet janë mbresëlënëse. Disa vende të rajonit janë anëtarë të denjë të NATO-s. Proceset integruese janë shtysa kryesore për ecjen përpara të të gjithë vendeve tona. Integrimet euro-atlantike janë shtysat më të çmuara për integrimin e vendeve tona”, tha presidenti Nishani.
SIGURIA JONË, ENDE E KËRCËNUAR
Presidenti Nishani bëri të ditur, se "ende siguria dhe mirëqenia e vendeve tona paqësore mbetet e kërcënuar, e kësisoj rritet nevoja e bashkëpunimit, koordinimit të vazhdueshëm, si dhe forcimit të mekanizmave mbrojtës".
Nishani ka shtuar se, “gjasat për konflikte të mirëfillta ushtarake në rajonin tonë janë reduktuar ndjeshëm, por rreziqet asimetrike, nga armët në masë, sulmet kibernetike mbeten sfida të rëndësishme për rajonin tonë dhe mbarë botën”.
Nuk ka lënë pa përmendur edhe trafiqet e konsiderueshme të lëndëve narkotike dhe qenieve njerëzore në rajonin tonë. “Rreziqet bëhen më të prekshme, kur shoqërohen me trafikimin e substancave të ndaluara dhe qenieve njerëzore”, tha Nishani.
RREZIQET NUK PËRBALLOHEN VETËM
“Rreziqet e sigurisë nuk janë vetëm kombëtare. Asnjë vend nuk i menaxhon dot i vetëm këto rreziqe. Janë rritur kërkesat për mbrojtje kombëtare dhe kolektive, duhen zgjidhje të përbashkëta, sa të logjikshme, aq edhe të përballueshme”, ka theksuar Nishani. Ai ka këshilluar ndaj rreziqeve gjithnjë e më komplekse ndaj rajonit tonë "qasje më të mençur, të ftohen disa nga kapacitet individuale në interesin reciprok, për një rezultat më të kënaqshëm për shpenzimet e bëra".
DUHET PËRQAJSE E NJËJTË RAJONALE
Në fjalën e hapjes që mbajti shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA-së, gjeneralmajor Xhemal Gjunkshi u shpreh se prej Konferencës së Parë të kësaj iniciative ne kemi qenë dëshmitarë të nivelit gjithnjë e në rritje të bashkëpunimit ndërmjet vendeve tona, veçanërisht në fushën ushtarake. "Si vende të të njëjtit rajon - ka vijuar më tej gjeneralmajor Gjunkshi - ne po përballemi me sfida të njëjta në fushën e sigurisë, si krimi i organizuar, korrupsioni, menaxhimi i kufijve, etj., të cilat kërkojnë një përqasje të njëjtë rajonale, në mënyrë që ne të arrijmë së bashku rezultate konkrete, për më shumë stabilitet dhe besueshmëri ndërmjet vendeve tona".

Në foto: Shefat e Shtabeve në shkallët e "Hotel Tirana" pas konferencës
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com