Tiranë, shemben avllitë, 2 grave u bie të fikët, lëndohet një polic
Dy gra kanë humbur ndjenjat nga përplasja me policinë, teksa IKMT ndërhyri për shembjen mureve rrethuese të 6 banesave te rruga 'Faik Konica' në kryeqytet për zgjerimin e rrugës që lidh stadiumin kombëtar me Fakultetin Filologjik. VIDEO FOTO
TIRANE-Dy gra kanë humbur ndjenjat nga përplasja me policinë, teksa IKMT ndërhyri për shembjen e mureve rrethuese të 6 banesave te rruga 'Faik Konica' në kryeqytet për zgjerimin e rrugës që lidh stadiumin kombëtar me Fakultetin Filologjik.
Banorët kundërshtuan prishjen e avllive për zgjerimin e rrugës, duke qëlluar me gurë punonjësit e Inspektoriatit dhe policinë.
Situata ka precipituar dhe dy gra humbën ndjenjat nga përplasja me IKMT dhe policinë.
Përveç banorëve dhe një punonjës policie ka marrë plagë të lehta nga përplasja, ndërsa janë shoqëruar në komisariat 5 persona.
Pas përplasjes ka mbërritur në vendin e ngjarjes ambulanca për t'u ardhur në ndihmë banorëve të lënduar dhe FNSH.
Pronarët pretendojnë se gjithçka e kanë me leje dhe se janë dhunuar nga policia.
Ata shprehen se aty është në plan të ngrihet një pallat dhe i kërkojë kryeministrit Rama që të pengojë shembjen e avllive, që janë parashikuar në vendim.
IKMT vazhdon punën me prishjen e mureve rrethuese, ndërsa në gatishmëri qëndron FNSH.
"Punonjësit të IKMT i njoftohet shkarkimi me SMS" Njëra nga banoret shprehet se njëri nga punonjësit e IKMT është shkarkuar nga puna, pasi i dërgoi vendimin, që do i prishej muri rrethues i banesës.
Në mesazhin që publikon banorja, shfaqet një SMS nga 'Bledari INUK' që shkruan se 'Sapo më mori shefja, më komunikoi largimin nga puna, pse të dërgova vendimin".