TIRANË - Është shembur me shpërthim të telekomanduar pallati pesë katësh, I cili prej gjashtë vitesh ndërtohej në oborrin e Fakultetit Ekonomik në Tiranë.
Ndërtesa u rrethua të premten nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, ndërsa për shembjen e tij u hapën mbi 300 vrima në të gjitha kolonat mbajtëse ku ishte vendosur lëndë eksplozive.
Objekti në fjalë është dëmshpërblyer dhe prishja e tij bëhet për interes public, megjithatë administrator i ndërtesës Pavlin Kalusha pretendon se nuk i është komunikuar vendimi për dëmshpërblimin.
Ky është objekti i dytë që prishet në harkuan kohor të 1 viti në zonën përreth fakultetit Ekonomik, teksa një vit më parë ka pasur protesta dhe nga studentët e fakultetit si dhe administrata për prishjen e pallatit pasi sipas tyre pengonte ecurinë normale të fakultetit.

(Momenti i shpërthimit të eksplozivit dhe shembja e ndërtesës, Foto, A.Çakshiri/Shqiptarja.com)

(Ndërtesa 5 katëshe para dhe pas shembjes) Foto të tjera

(Momenti i shpërthimit të eksplozivit dhe shembja e ndërtesës, Foto, Esmerid Murati - A1Report)
/Shqiptarja.com

VIDEO